KMDLNJ

KMDLNJ e dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq

KMDLNJ ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj deputetit Sllobodan Petroviq nga Partia Liberale Serbe, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse në Kosovë t’i bëjnë hetimet e shpejta dhe përgjegjësit eventual, nëse iu dëshmohet fajësia, të përballen me ligjin dhe ta marrin dënimin sipas ligjit. “Është koha e fundit që të veprojë ligji ndaj atyre që kërcënimin, shantazhin, linçimin publik dhe dhunën fizike e përdorin për ngulfatje të fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes dhe rasti Petroviq është rast eklantant i shkeljes së këtyre të drejtave”, thuhet në reagim. Deputeti Petroviq është sulmuar sot në Prishtinë dhe lidhur me rastin dy persona janë shoqëruar në polici. KMDLNJ thekson se sulmi në vazhdimësi ndaj Petroviq dhe qytetarëve serbë të Kosovës për shkak të mosbindjes dhe mos dëgjueshmërisë ndaj Beogradit zyrtar, sipas KMDLNJ-së, është mohim i lirisë së fjalës, të drejtës për organizim politik, të drejtës për përfaqësim për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në përputhje me vullnetin.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …