leoni

Haradinaj pret në takim ministrin malazez Darmanoviq, diskuton më të për thellimin e marrëdhënieve bilaterale

Haradinaj pret në takim ministrin malazez Darmanoviq, diskuton më të për thellimin e marrëdhënieve bilaterale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se paqja, stabiliteti dhe fqinjësia janë shtyllat kryesore  të politikës së jashtme të Kosovës. “Shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, vlera të përbashkëta të cilat i ndanë me Malin e Zi. Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …