Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Politika është idealiste dhe egoiste

Max Weber, në ligjëratën e tij të botuar si libër që në hyrje, politikën definon si një nocion tepër të gjerë. Ai shkruan: “ Nocioni, politikë,  është tepër i gjerë dhe përfshin çdo formë të veprimtarisë së pavarur udhëheqëse. Kështu shpesh flitet për politikën devizore, të bankave, për politikën e një sindikate gjatë një greve, gjithashtu mund të flitet për politikën e një shkolle të një qyteti ose fshati, për politikën e një udhëheqësie të një ndërmarrje, e deri të politika e një gruaje të zgjuar, e cila e çon burrin nga do dhe si do ajo.” Ne themi: “E çon me pirë ujë dhe e lenë pa pirë ujë”! Ky nocion për politikën, për Weberin ishte i papranueshëm për kohën e tij. Mbase edhe më i pa pranueshëm është nocion i cituar për kohën tonë të internetit e të teknologjisë informative.

Nga kjo që u tha del se, shprehja politika ka faj, është tepër e gjerë dhe si e tillë nuk kuptojmë asgjë. Prandaj gjerat duhet saktësuar e përkufizuar në mënyrë sa më precize. Për ketë Weberi thotë: “Me politikë duhet të kuptojmë vetëm: udhëheqjen ose ndikimin e udhëheqjes të një formacioni politik”, madje ai e saktëson për “rrethanat e sodit, të një shteti”. Në vazhdim Weberi është edhe më i saktë e konkret, kur thotë: “Kush bënë politikë, synon pushtetin”. Më shkurt e më qartë se kaq, nuk mund të thotë askush as sot e kësaj dite. Sipas Weberit, politikë do të thotë “pushtet ose mjet për qëllime të tjera, egoiste ose idealiste – ose pushtet për hir se vetvetes: për të gëzuar autoritet ose privilegj”. Pra, sipas Weberit, ka edhe politikë idealiste, por në ditët tona, idealizmi është sunduar tërësisht nga egoizmi dhe grabitja PËR AUTORITET E PRIVILEGJE TË PA LIGJSHME.

Pasi, politika është idealiste dhe egoiste, kjo na bënë të kuptojmë se kur themi: “politika ka faj”, nuk kemi thënë asgjë nëse nuk e adresojmë apo e përafrojmë fajtorin i cili ka marr përgjegjësinë për t’i shërbyer sovranit ndërsa i shërben vetëm egoizmit vetjak. Egoizmi vetjak, i ushqyer me pasurinë kombëtare a paranë publike nuk është politikë shtetërore as kombëtare, është “politikë” grabitqare, nga e cila duhet të distancohemi të gjithë. Në raste të tilla edhe distancimi është tepër pak! Distancimi është i mirë, por nuk është i mjaftueshëm. Gjithashtu, aty ku ka grabitje të pasurisë publike e kombëtare dhe ligji (drejtësia) nuk vepron, aty nuk ka as politikë e as ligj e drejtësi të mirë.

Se këtu nuk ka as ligje e as politika të mira shtetërore, ketë e tregojnë: injoranca e shtrirë në institucionet e shtetit, mos funksionimi i Sistemit të Drejtësisë, kaosi në rrugët tona ku humbin shumë jetë njerëzish, pastaj kazinotë që kanë mbirë si këpurdhat pas shiut, krimi i shtrirë edhe në familje për pasuri dhe mënyra sesi trajtohen ndërmarrjet publike etj., janë dëshmi se këtu nuk ka as drejtësi, nuk zbatim të ligjit dhe për pasojë as politika të mirë në drejtimin e shtetit! Këto që u cekën dhe shumë fenomene të tjera negative që i shohim përditë na tregojnë se shoqëria jonë është  në  një krizë të thellë morale, nga e cila vështire mund të dalim me ata që e kanë sjellë deri në  ketë shkallë.

Në fakt, Kosova ka ligje të shkruara mirë, por i mungon Sistemi i mirë i Drejtësisë për zbatimin e tyre, i mungojnë edhe politikat e mira kombëtare e shtetërore përgjithësisht! I mungojnë politikat që sigurojnë perspektivë për qytetaret.

Dalje nga kjo gjendje pesimiste ka, por duhet vullneti i shumicës për t’i mbështetur idealistet racional! Pa të cilin idealizëm nuk do të ishim të lirë në tokën tonë, në Republikën tonë të pavarur e sovrane. Vrapi pas të gjitha formave të egoizmave personale afatshkurtra, na bënë që të vend numërojmë!

Kombi ynë ka shumë nevojë që t’i jep më shumë hapësire energjive pozitive e idealiste për ndryshim e perspektivë! Por, paraprakisht të çlirohemi nga energjitë e grumbulluara negative!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …