McCain

John McCain: Rusia bombardon vetëm kundërshtarët e Assadit e popullatën civile në Siri

Senatori amerikan, John McCain, ka kritikuar ashpër një marrëveshje ndërkombëtare për përfundimin e luftimeve në Siri, duke e cilësuar atë si “diplomaci në shërbim të agresionit ushtarak të Rusisë”. McCain ka folur në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe diplomatë të tjerë kanë arritur marrëveshjen më 12 shkurt. “Do të doja të ndaja të njëjtat pikëpamje si disa miq të mi, të cilët e shohin këtë marrëveshje si arritje të madhe potenciale, por, për fat të keq, nuk mundem”, ka thënë McCain, kritik republikan i administratës së presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura. Marrëveshja në fjalë bën thirrje për ndërprerjen e armiqësive në Siri brenda një jave. Ajo përjashton sulmet ndaj caqeve të militantëve të Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, të cilat Rusia ka thënë se do të vazhdojë t’i godasë nga ajri. Por, zyrtarët perëndimorë kanë thënë se sulmet ajrore ruse, deri më tash, kanë qëlluar edhe kundërshtarët e tjerë të qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilët mbështeten nga Perëndimi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …