hmet Isufi thotë së Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës nuk do të lëshoj pe për postin e kryetarit të vendit

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, nuk beson se mund të ketë zgjedhje tani pasi koalicioni qeverisës po funksionon

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka mohuar se koalicioni qeverisës ndodhet në krizë. Ai thotë se dallimet eventuale për ndonjë çështje të caktuar do të ndikojnë në zbehjen e raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës. Isufi ka treguar edhe se si mund të tejkalohen këto dallime. Nënkryetari i AAK-së nuk beson se mund të ketë zgjedhje të parakohshme këtë verë. Sipas tij, për një gjë të tillë nuk shihet interesim as te dy partitë më të mëdha opozitare të cilat po kërkojnë zgjedhje. Isufi ka theksuar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të vazhdojë të qëndrojë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …