Haradinaj ka pritur sot në takim Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova

Haradinaj e pret në takim Emisaren e Veçantë për Ballkanin Përendimor nga Çekia, Janina Hrebickova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend, rajon e më gjerë. Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Emisaren Hrebickova  për përkrahjen dhënë shtetit të Kosovës, për  proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po përballet vendi. Haradinaj po ashtu shpalosi prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën evropiane, me theks të veçantë forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndër tjerash, kryeministri foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në përmbylljen e një marrëveshjeje finale, që siç e potencoi ai, nënkupton dialog me njohje reciproke, marrëdhënie dypalëshe dhe për raporte të mira ndërfqinjësore. Ndërkaq, Emisarja e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Çekisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe proceset rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …