Doli nga shtypi libri i Fetnete Ramosajt: “UÇK-ja në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente të luftës 1998-1999)”

Doli nga shtypi libri i Fetnete Ramosajt: “UÇK-ja në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente të luftës 1998-1999)”

Ky libër botohet me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës!. Libri përmban, shkrime të ndryshme, informata ditore, dëshmi dhe raportime te luftës që janë dhënë nga zonat e luftimeve në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit. Këto të dhëna njëherit janë edhe dëshmi autentike të kohës të dhëna për mediet shqiptare dhe agjencitë më të fuqishme botërore të lajmeve, si: “Zëri i Amerikës”, Agjencia britanike e lajmeve “BBC”, Agjencia gjermane e lajmeve “Dojçe Vele” (Deutsche Welle) etj,  gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Është një vepër unikate e kësaj natyre. Dokumentet, intervistat, raportimet nga zonat e luftës, të paraqitura edhe në shtypin dhe mediet e kohës, e paraqesin madhështinë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky libër e dokumenton fuqishëm luftën tonë për liri. Është libërdëshmi që i shërben mbamendjes sonë historike, është dëshmi e pakontestueshme e luftës sonë çlirimtare, e heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve e dhanë jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot, por është edhe një dëshmi shumë e rëndësishme në shërbim të kujtesës kolektive për të mos harruar.

Libri i Fetnete Ramosajt, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)”, përmban dokumente e dëshmi të dorës së parë, përfshirë edhe disa intervista të përgjegjësve të luftës për Zonën Operative të Dukagjinit. Libri është i ilustruar më fotografi dhe dokumente autentike. Ka 267faqe, botues: Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri, këndi për Botime te Veçanta “HASAN PRISHTINA”, Prishtinë, 2019, shtypur në shtypshkronjën “Shkrola”, formati 21×24 cm, tirazhi 500 copë. (F.M.)

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Gashi: Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë

Explore Kosova Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore …