leoni

Haradinaj: Qeveria në largim të kthehet në kushtetutshmëri e në respektim të ligjeve që të ruhet jeta e qytetarëve të vendit

Kryeministri Haradinaj thotë se komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se ky komunitet është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Ai ka theksuar se Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë. “Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve. Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë. Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë. Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …