Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se Moska nuk do ta ndalë aksionin ushtarak në Siri, derisa qeveria e diktatorit Bashar al-Assad, të jetë në gjendje të arrijë paqe të favorshme. Në një intervistë ekskluzive dhënë revistës Time, që është publikuar sot, Medvedev ka shtuar se kryengritësit kundër qeverisë, të gjithë janë “banditë dhe terroristë”. Sipas tij paqja do të vij në Siri, vetëm atëherë kur Assad ulet dhe negocion me forcat rebele “të cilët janë të aftë për të arritur marrëveshje”, por ka shtuar se “rrethi i të tillëve ende duhet të caktohet”. Medvedev ka saktësuar se Rusia nuk do të kërkojë nga vendet perëndimore që t’i heqin sanksionet ndaj Moskës pas aneksimit të gadishullit Krimea dhe pas mbështetjes ushtarake dhe politike ruse ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Protestat studentore shtyjnë Serbinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiq zbulon datat e mundshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
