Nga sulmet ajrore në veri të Sirisë është goditur spitali që ka punuar në mbështetje të Mjekëve pa Kufij. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj organizate humanitare Mirela Hodeib, transmeton AP. Megjithatë Observatori për të drejtat e njeriut konfirmon se sulmet janë kryer nga aeroplanët rusë dhe se spitali është shkatërruar ndërsa 20 persona kanë vdekur dhe shumë prej tyre janë plagosur. Sulmi është kryer në një provincë ku më shumë se një vit nuk ka pasur forca të kryengritësve, transmeton AFP.
Kontrolloni gjithashtu
Sylë Ukshini: Kuvendi nuk duhet të mbahet peng nga provokimet e Listës Serbe
Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
