Lista Serbe

Ka hasur në pengesa certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet për kryetar të komunave veriore

Ka hasur në pengesa certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet për kryetar të komunave veriore. Dy janë kushtet që i ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje në këmbim të votës për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të komunave veriore. Vota e njërit prej dy anëtarëve të Vetëvendosjes është e domosdoshme për të kaluar kandidatët serbë. Vetëvendosja ka kërkuar prej tyre të distancohen publikisht nga qëndrimet në letrat e dorëheqjes, ku shtetit i referohen si “Kosovo i Metohija, si dhe distancim nga paralajmërimet se do të tërhiqen menjëherë pas zgjedhjeve dhe se kështu do të veprojnë vazhdimisht. Për shkak të kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Qendror Zgjedhor,  i cili po vazhdon të funksionojë pa dy anëtarë, nuk e ka hedhur fare në votim certifikimin e katër pretendentëve për kryetar, duke e shtyrë vazhdimin e mbledhjes për të mërkurën. Certifikimi i kandidatëve bëhet me dy të tretat e anëtarëve të KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …