Përveç fëmijëve të moshës së mitur, të gjitha gratë që janë kthyer nga Siria në Kosovë do të dënohen për vepra penale

Përveç fëmijëve të moshës së mitur, të gjitha gratë që janë kthyer nga Siria në Kosovë do të dënohen për vepra penale

Përveç fëmijëve të moshës së mitur, të gjitha nënat e tyre që janë kthyer nga Siria në Kosovë do të dënohen për vepra penale, për shkak se kanë luftuar kundër regjimit të kryekriminelit, Bashar al Assad, në Siri, apo vetëm për shkak se kanë qëndruar në një shtet të përfshirë në një luftë shkatërrimtare. 32 gra të kthyera janë duke u hetuar nga Prokuroria e vendit. Nga 110 të kthyerit përveç tre burrave, të cilët janë arrestuar sapo kanë hyrë në Kosovë të gjitha të tjerat janë gra të pandehura për terrorizëm. Disa nga gratë e kthyera nga Siria, të martën janë paraqitur para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër grave të pandehura, për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Të gjitha grave u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën, Sipas njoftimit të Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak dhe vetë prania e tyre atje , me ligjet e Kosovës llogaritet vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …