BSPK më 1 maj do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës

BSPK më 1 maj do të organizon protestë kundër vdekjeve në vendin e punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale. Në vitin 2018, 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre. Të hënën në Mitrovicë, është regjistruar viktima e tretë për këtë vit në vendin e punës. Pikërisht ky rast ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …