Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me bashkatdhetarët tanë në Berlin, ku po qëndron për të marrë pjesë në Takimin e lartë të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka vlerësuar angazhimin dhe rolin e madh që diaspora jonë në Gjermani ka luajtur nëpër të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë. Kryeministri ka theksuar se Gjermania ka ofruar trajtim dhe mikpritje për njerëzit tanë në kohërat më të vështira sociale, ekonomike dhe të sigurisë. Kryeministri Haradinaj ka shprehur bindjen dhe angazhimin e institucioneve që këtë gjest miqësor të këtij vendi mik ta vlerësojmë dhe respektojmë gjithnjë. Po ashtu Haradinaj ka theksuar se diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë e ekonomisë tonë dhe tani, model i suksesit dhe të arriturave.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
