Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini takon sot në Berlin përfaqsuesit e Kosovës dhe Serbisë

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini takon sot në Berlin përfaqsuesit e Kosovës dhe Serbisë

Sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit, ku pjesëmarrës janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Atje do të zhvillohen një mori takimesh të drejtuesve të vendeve të këtij rajoni me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në takim palët do t’i pres edhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Veçse ajo më veçantë se të tjerët do t’i takojë zyrtarët nga Kosova dhe Serbia. Në faqen zyrtare të BE-së, njoftohet se Mogherini do të takojë një përfaqësues të një vendi, qoftë ai president ose kryeministër. Kurse Kosova dhe Serbia do të priten me delegacione. Nga Kosova në Berlin ndodhen, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Albulenë Haxhiu: Ne kishim dashur një qeveri tjetër, jo kështu si palaço !?

Në seancën e sotme parlamentare, ku është diskutuar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, …