Kryeministri, Haradinaj në Samitin e Berlinit pati presione të shumta për pezullimin e taksës, thotë ministri, Pacolli

Kryeministri, Haradinaj në Samitin e Berlinit pati presione të shumta për pezullimin e taksës, thotë ministri, Pacolli

Mistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit ka pasur presione të shumta për pezullimin e taksës. Ambasadori amerikan në Gjermani, me të cilin janë takuar krerët e Kosovës para Samitit, i ka kërkuar delegacionit ta pezullojë taksën për dy javë, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga kryeministri Haradinaj. Kushdo që  iu ka afruar  atij ka kërkuar të pezullojë taksën. Pacolli ka konfirmuar se presion për largim të taksës kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur edhe nga nikoqirët e Samitit të Berlinit, konkretisht nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pacolli tha se në Samitin e Berlinit presidenti Thaçi nuk i ka bërë presion kryeministrit Haradinaj për taksën, por vetëm në fjalimin e tij ka qenë kritik ndaj BE-së dhe ka konsideruar se taksa është legjitime dhe se duhet të mbetet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …