Më 24 qershor në orën 17.00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Dr. Rexhep Qosja: Regjimi i sotëm në Kosovë ka hyrë në fazën e përdorimit të metodave policore

Në një shkrim të botuar në medie, profesor doktor Rexhep Qosja thotë se “Regjimi i sotëm në Kosovë ka hyrë në fazën e përdorimit të metodave fashiste në pushtetin që po zbaton dhe këto metoda fashiste nuk po i përdor vetëm sot. Papërgjegjshmëria, shantazhet, gënjeshtrat, kërcënimet, përjashtimet prej pune të familjarëve të kundërshtarëve politikë janë vetëm disa përbërës të metodave fashiste të këtij pushteti. Dëshmi e përdorimit të metodave fashiste në pushtetin e Kosovës sot janë mbledhjet e parlamentit në të cilat gati sa deputetë marrin pjesë policë në uniforma dhe në veshje civile Dëshmi posaçërisht e egër e zbatimit të metodave fashiste në pushtetin e Kosovës janë burgosjet e deputetëve dhe të aktivistëve të Opozitës që tash e sa kohë po urdhëron Qeveria e Kosovës. Këto metoda fashiste, u panë sidomos dje dhe sot: dje – kur, dy ditë para protestës së Opozitës, u thirrën në seancë gjyqësore ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi, dhe deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli dhe sot – kur në orën 6 të mëngjesit, një ditë para protestës së Opozitës, me urdhër të gjykatësit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, u arrestua shefi i grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe shtatë aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.

Metodën fashiste të arrestimit të tyre e bënë sa brutale aq edhe komike si “vonesa” ashtu edhe arsyeja e arrestimit të tyre: ata u arrestuan sepse në vitin 2009 i paskan rrotulluar disa xhipa të EULEX-it dhe i paskan rrotulluar për shkak se EULEX-i kishte bërë marrëveshje me Policinë Serbe! Nuk ka dyshim se qëllimi i arrestimit të tyre është dobësimi sa më i dukshëm i protestës së nesërme në njërën anë, kurse frikësimi i pjesëmarrësve si dhe i atyre që kanë menduar të marrin pjesë në protestë, në anën tjetër. Kur burgosen aq lehtë, e në mënyrë aq fashiste krerët e opozitës, çka mund t’u ndodhë qytetarëve të tjerë!

Populli shqiptar i Kosovës, inteligjencia shqiptare e Kosovës, inteligjencia shqiptare në përgjithësi nuk guxojnë ta heshtin këtë rikthim të metodave fashiste në pushtetin e Kosovës. Është detyrë politike, është detyrë morale, është detyrë kombëtare, është detyrë historikë e popullit shqiptar të Kosovës, e inteligjencies shqiptare të Kosovës, e inteligjencies shqiptare në përgjithësi të ngre zërin kundër kësaj të keqeje fashiste që po ia sjell Kosovës qeveria e sotme e kryeministruar prej ish shërbëtorit politik të Sllobodan Millosheviqit, i cili shtetin e Kosovës, si po shihet, me metodat e tij fashiste, po e bën “ranç” të tij privat.

Të këqijat politike parandalohen vetëm para se të institucionalizohen.

E zbatimi i metodave fashiste në pushtetin e sotëm të Kosovës ka hyrë në fazën e institucionalizimit. Nuk guxojmë ta lejojmë.

Prishtinë, 16 shkurt 2016

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …