Ka filluar protesta masive opozitës në Prishtinë

Derisa mijëra protestues të ardhur nga të gjitha qytetet e lokalitetet e vendit kanë arritur në Prishtinë dhe tashmë kanë filluar protestën, duke u nisur nga  Biblioteka Kombëtare drejt sheshit të kryeqytetit, një numër i madh i policëve dhe Njësisë Speciale, kanë rrethuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, afër Qeverisë janë vendosur edhe aktivistë të opozitës, të cilët do të kujdesen për ta mbajtur rendin në atë pjesë, e cila konsiderohet si pjesa më e ndjeshme, ku mund të eskalojë protesta.  Në sheshin “Skënderbeu” ka filluar grumbullimi i qytetarëve, të cilët kanë filluar t’i bashkohen. Atyre iu është bashkuar edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti. Fillimisht ai ka përshëndetur Policinë e Kosovës të cilët sot janë në numër të madh.

protesta17shkurt_1

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …