Dhjetëra mijëra protestues, me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, janë ndaluar në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës

Dhjetëra mijëra protestues, me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, po ashtu edhe me flamuj shtetërorë të Kosovës  janë ndaluar në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.  Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili po u prin protestave që sapo kanë filluar ka thënë se sot ka filluar pranvera në Kosovës sot është fillimi i fundit i Qeverisë Thaçi-Mustafa. “Sot më 17 shkurt kur shënojmë 8 vjetorin e pavarësisë që duhet ta mbushim me sovranitet e zhvillim për shkak se me këtë qeveri kemi parë vetëm zhgënjime dhe dështime”, ka thënë Kurti. Edhe Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Vizar Ymeri i Vetëvendosjes kane thënë para gazetarëve  se sot është dita e fundit e Qeverisjes së Isa Mustafës.  Protestuesit kohë pas kohe po brohorasin parulla kundër Qeverisë, kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Emërimi i Konjufcës nga Kurti shihet si taktikë elektorale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 60-të të Këshillit të Përgjithshëm të …