leoni

Jakup Krasniqi: Festën e Pavarësisë donim ta shënonim së bashku, por kundër vullnetit tonë u detyruam që pikërisht sot të protestojmë

Pas fjalimit të deputetit Pal Lekaj fjalën para të pranishmëve, fjalën e mori, ish-kryekuvendari i Kosovës, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës,  Jakup Krasniqi.  Ai në fjalën e tij ka thënë: Festën e pavarësisë donim ta shënonim së bashku, por kundër vullnetit tonë u detyruam që pikërisht sot të protestojmë, sepse duhet ta mbrojmë republikën e Kosovë,  që cilën e kemi shpallur më 17 shkurt 2008. Qeveria e ka shkelur Kushtetutën dhe ajo duhet të japë dorëheqje. Krasniqi foli për protestat e deritanishme të opozitës dhe peticionin, të cilin e kanë nënshkruar 200.000 qytetarë të vendit. Qytetarëve të Kosovës u duhet një shtet i së drejtës, një shtet i zhvilluar ekonomik në shërbim të qytetarëve. Qeveritarët e sotëm janë despotë dhe duhet të largohen, sepse nuk kanë treguar me vepër se e duan Kosovën dhe pavarësinë e saj, ka thënë mes tjerash para protestuesve, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …