Brickos

Haradinaj: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë'

Me aktivitete përkujtimore u nderuan dëshmorët e Gjakovës dhe u shënua 20-vjetori i çlirimit të fshatit, Shqiponjë

Sot me aktivitete tematike e përkujtimore janë nderuar  dëshmorët e Gjakovës dhe është shënuar 20-vjetori i çlirimit të fshatit, Shqiponjë, ish-Jabllanicë. Në tubimin përkujtimor ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili me këtë rast  ka komentuar deklaratat e kryetarit  Hashim Thaçi, i cili ka thënë se është në dijeni që krerë institucionalë, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj, kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radojçiqit, ku të pranishëm  ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë. Ai shpjegoi se si kryeministër i vendit është dashur të takohet me çdo qytetar të Kosovës dhe  gjykimet për vendimet e marra nuk mund t’i japin ata por historia.  Haradinaj tutje tha se çështja e ndarjes së Kosovës është mbyllur dhe nuk do lejojnë në Kosovë një ‘Dodik Republikë’.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …