Suma paralajmëron protestë nëse nuk u gjendet zgjidhje për kyçje në autostradën Arbën Xhaferi banorëve të Paldenicës

Suma paralajmëron protestë nëse nuk u gjendet zgjidhje për kyçje në autostradën Arbën Xhaferi banorëve të Paldenicës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka treguar se është i gatshëm të dalë dhe protestojë së bashku më fshatarët e Paldenicës nëse atyre nuk u gjendet zgjidhja për kyçjen në autostradën Arbën Xhaferi Ai tregoi se nuk do ta lejojnë përurimin e kësaj autostrade në 29 maj sepse sipas tij, zgjidhja u është garantuar. “Do të ketë probleme, do të ketë bllokada të rrugëve. Nëse nuk zgjidhet problemi i këtij fshati edhe unë jam krah qytetarëve, sepse sikur me kohë të thuhej qe nuk ka mundësi të realizohej është tjetër gjë, por problem është që nga ministria na kanë garantuar”. Suma mes tjerash ka folur edhe për punën e tij, duke treguar disa prej të arriturave. “Jemi duke krijuar kushte që banorët të kthehen në vendbanime të braktisura, kemi bërë vendosjen e kamerave të sigurisë, ku gati në çdo fshat kemi kamera të sigurisë të cilat janë vendosur bashkë me policinë. Të gjitha shkollat punojnë vetëm me ndërrimin e parë, në përjashtim të një shkolle”, deklaroi Suma.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …