Më një Akademi përkujtimore sot është kujtuar heroi i kombit, Mentor Retkoceri në 20 vjetorin e rënies heroike

Më një Akademi përkujtimore sot është kujtuar heroi i kombit, Mentor Retkoceri në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Në shënim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Mentor Retkoceri sot është bërë përurimi i sheshit që e mban emrin “Mentor Retkoceri” në lagjen Dardania përballë PTK-së. Ndërsa në Institutin Albanologjik në Prishtinë është mbajtur Akademi përkujtimore. Nënë Fatimja dhe babai Ismeti pranuan dekoratën presidenciale “Hero i Kombit” për dëshmorin Mentor Retkoceri, gjithashtu u ndanë edhe dekorata e mirënjohje.

Nexhmije Statovci Krasniqi mësuesja e dëshmorit, Mentor Retkocerit që u përkujtua sot e hapi Akademinë. Ajo evokoi disa kujtime për nxënësin dëshmor. “Kush vdes për liri, nuk vdes asnjëherë”, kjo ishte thënia e mësueses për nxënësit e saj, andaj Mentori e kishte realizuar këtë amanet.

Shoku dëshmorit Blerim Krasniqi, tha se vitet 90-ta, ishin për ne sfidë e sakrificë. Ne ishim të gatshëm për çfarëdo sakrifice. Mentori ishte i gatshëm për çdo aksion si në Kosovë, Preshevë e vende tjera liridashëse. Djemtë e Preshevës, Zonën e Llapit e kishim në mbështetje. Ne e vazhduam idealin e tij edhe në UÇPMB. Jemi të vetëdijshëm se rruga për Bashkimin Kombëtar është e gjatë por ajo duhet të ndodh, tha ndër te tjera z. Krasniqi.

Ndërkaq Fatmir Limani tha se Mentori nuk priti të pragu lirinë e Kosovës, ai herët ishte organizuar për ta luftuar okupatorin serbo-sllav. Ai ishte kushtrimi, bashkëthemelues i UÇK-së dhe në shërbim të kombit e të atdheut.

Ish komandantin e Zonës Operative të Llapit, z. Rrustem Mustafa tha se ne filluam rrugën të bashkuar si shqiptar të mbetur në ish Jugosllavi, andaj sot kujtojmë heroin Mentor Retkoceri. Mentori ishte prijësi i familjes por në luftë u radhit në Njësinë Speciale të Komandës së Llapit. Ai ra në krye të detyrës ashtu siç bien trimat, theksoi Mustafa.

Kurse babai Ismeti i falënderoi për ndarjen e çmimeve për djalin dëshmor dhe të pranishmit si dhe uroi për emrin e sheshit.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …