leoni

Komisioni Evropian publikon sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian publikon sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian do të publikojë sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave. Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve. Në orën 12:45 do të mbahet në Bruksel konferencë për shtyp nga Përfaqësuesesja e Lartë dhe Nënkryetarja, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Ndërsa në orën 13:00, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, mban konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Mitrovica e Veriut: Shfaqen fletushka me thirrje për vendosjen e flamujve serbë

Në Mitrovicën e Veriut, këtë mëngjes janë shpërndarë fletushka me mesazhe nacionaliste, përmes të cilave …