Ministri Shala ka pritur studentë të Shkollës profesionale Ekonomike “OMNIS” nga Strasburgu i Francës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka pritur mysafirë të veçantë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ata ishin studentë të Shkollës profesionale Ekonomike “OMNIS” nga Strasburgu i Francës, që po qëndrojnë në Kosovë. Takimi i parë me këta të rinj u zhvillua në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga ku ministri Shala i ka njoftua për mundësitë biznesore dhe turistike që ofron Republika e Kosovës. ,,Këta të rinj të vendit mik të Kosovës na vizituan në cilësinë e studentëve të ekonomisë dhe biznesit, por nesër, iu thash, se do t’i mirëpres në cilësinë e sipërmarrëse që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, tha ministri Shala.

MTI-ja do të vazhdojë me përkushtim dhe punë t’iu ofrojë kushte sa më të mira të interesuarve për të investuar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …