Policia speciale e Kosovës me urdhër të kryetarit të kuvendit i ka nxjerrë zvarrë deputetët e opozitës nga salla

Policia speciale e Kosovës me urdhër të kryetarit të kuvendit i ka nxjerrë zvarrë deputetët e opozitës nga salla. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri, ka theksuar se “regjimi po e përdor policinë për t’i tërhequr zvarrë deputetët e opozitës nga salla e Kuvendit”, dhe se “ky largim i dhunshëm i deputetëve të opozitës është bërë pa asnjë dokument të prezantuar nga Policia”. Ai këto deklarata i bëri pasi që së bashku me deputetët e opozitës është nxjerrë me dhunë nga salla e Kuvendit. “Ky regjim tash është në ditët e fundit të tij, meqenëse e ka kuptuar se nuk ka legjitimitet dhe jetëgjatësi. Ky pushtet që e ka kapur pushtetin është një pushtet i cili po vepron drejtpërsëdrejti në kundërshtim më vullnetin e qytetarëve. Ne insistojmë të na lejohet të hyjmë në sallë”, ka theksuar Ymeri. Ai më tutje ka thënë se detyrë zyrtare e deputetit është ta mbroj sovranitetin edhe integritetin territorial të Kosovës. “Ashtu e kemi dhënë betimin dhe prapa saj do të qëndrojmë. Peticioni, protestat, e kanë dëshmuar se ky pushtet nuk e ka dëshmuar që ka legjitimitet dhe se kjo qeveri duhet të largohet një ditë e më parë nga pozitat e tyre”, ka shtuar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …