Ikjet

Lutfi Coka: Braktisja masive e vendlindjes është rezultat i zaptimit të kapitalit në vend nga zaptuesit e sunduesit

Askush nga kontinenti i vjetër apo i ri, nuk na vendos asnjë kusht që të mos jemi shqiptarë, apo të mos duam vendin tonë. Kush shet  vendin dhe historinë e vet nuk është shqiptarë dhe nuk bëhet kurrë  europian.

Braktisja totale e vendlindjes është rezultat i zaptimit të kapitalit i të gjithë sektorëve strategjik me telenovelat; fshirja e kujtesës së historisë dhe të kulturës, është përjetim i ëmbël që ligjëron format e reja moderne të skllavërimit. Kjo është strategjia  e re  e pushtimit. Kjo është strategjia e re koloniale që  miratohet në heshtje nga “kaçakët e politikës. Robërimi ynë fillohet nga librat, nga telenovelat, që fshijnë kujtesën historike, pastaj punon “paraja”, shërbimet sekrete, partitë politike, ideologjizmat famëkeqe, akademitë dhe pastaj vjen robërimi i vullnetshëm “demokratik” i vendit tim. Duhet vigjilencë e madhe në këto kohëra të vështira…

Prandaj, duhet të marrim dijen për të zbuluar të vërtetën, të pyesim zemrat tona për të gjetur të drejtën, të prekim plagët për të njohur dhimbjen, të pyesim nënat për të na mësuar dashurinë, të duam veten, kombin  që  t’na duan të tjerët,të njohim ligjet për  të kërkuar dhe fituar lirinë e humbur, të lexojmë e mësojmë heronjtë për të shkruar historinë tonë,të njohim luftërat për të siguruar paqen, të bëjmë shtetin  për t’na mbrojtur nderin, kulturën historinë dhe dinjitetin kombëtar, t’i kthehemi punës  të ndërtojmë Shqipërinë, të nderojmë “Kastriotët” për të ruajtur lavdinë tonë.

Shtetarët e këtij vendi t’a dinë mirë dhe nëse nuk e dinë se heronjtë  e dëshmorët e këtij kombi kanë veshë e dëgjojnë, kanë sy e shikojnë, kanë shpirt engjëlli, dhe e duan vendlindjen për të cilën ranë, duan historinë që e shkruan me gjakun e kuq. Vepra e tyre është historia e vërtetë, ideali i tyre është, ideali i njerëzve të ndershëm e shumë patriot, zemra e tyre nuk rren por do e dashuron vendin e vet,është amanet për ne sot e për mot!

E dashur rini e këtij vendi të lavdishëm, që do udhëtoni së bashku me shekullin, kokën e shikimin përpara, kujtesën historike prapa, që të siguroni kulturë, histori dhe dije të vërteta, për të përballuar këtë maskaradë politike sa hipokrite aq dhe tradhtare.

Shkëputja juaj nga historia etnike, largimi nga vendlindja, është dhimbja, që plagos heronjtë e vërtetë e çdo shpirt shqiptari.

Nuk është moralizim kjo që citova,por kuptoni thellë e shumë thellë segmente hipokrite, tradhtare e korruptive, në jetën tuaj, kuptoni rrafshet e betejave që udhëhiqen nga dinasti hipokrite të zhytur në thesin e parasë, dhe në ombrellën e shtetit tim. Kalemxhi  të shitur, injorantë të “diplomuar”, shtetarë të korruptuar, që shesin Atdheun, historinë, kulturën, për të ruajtur sundimin famëkeq të  një populli në vuajte e varfëri, dhe që ka etje e shpresë për të ecur përpara e për të arritur kohën e humbur, nga parapolitika e shfrenuar jo për zhvillim por për pasuri për veten dhe vetëm për vëte. Ata shesin  çdo gjë vetëm për të ruajtur sundimin e tyre!?

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …