Kryeministri Haradinaj, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly

Haradinaj, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly. Ai e njoftoi ambasadorin për progresin e arritur në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ai po ashtu vlerësoi kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin e arritur, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …