Presidenti i KE-së, Juncker ka thotë se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë

Presidenti i KE-së, Juncker ka thotë se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti i KE-së, Juncker ka thënë se njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike, duke shtuar se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të vendit. Ndonëse refuzoi të ndërhyjë në debatin midis Presidencës dhe mazhorancës në Shqipëri për 30 qershorin, ai thotë se nëse zgjedhjet mbahen, askush nuk duhet t’i ndalojë qytetarët të shprehin mendimin. “Dua të theksoj, edhe pse është një çështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”, u shpreh Juncker.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …