Albin Kurti: Keq-investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë

Albin Kurti: Keq-investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë

Kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se keq investimi është faktori kryesor që e ka degraduar ekonominë në Kosovë. Në bisedë me studentet e Universitetit të Prishtinës,  ai  ka thënë se në jetën e një shoqërie shkollimi dhe punësimi nuk janë dy faza të ndryshme e të njëpasnjëshme, sikur ndodh tek individi. Sipas tij ajo që vlen për jetën e një individi nuk vlen për një shoqëri. “Ne propozojmë një sistem të integruar organik midis studimit dhe punësimit, këto duhet të shkojnë bashkë. Ne nuk e shohim universitetin si vend konsumi, por prodhimi, aty duhet edhe të prodhosh. Nëse universiteti nuk ka kërkim shkencor universiteti i përngjan shkollave te mesme. Elementi tjetër është keq investimet në Kosovë, këtu përveç që ka krim të organizuar,korrupsion, keqpërdorime, është edhe keq investimi, paratë dërgohen në shtigje të gabuara. 10- fish më shumë shteti i Kosovës, për shkak te kësaj qeverie, jep për asfalt sesa për universitet,  ka thënë Albin Kurti para studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …