Aleksander Vuçiq

Ron Johnson: Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq e di se marrëveshja me Kosovën do të jetë e dhimbshme

Senatori amerikan, Ron Xhonson i ka deklaruar Zërit të Amerikës në gjuhën serbe se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq e di se marrëveshja me Kosovën do të jetë e dhimbshme. Ai dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kanë vullnet të mirë për të zgjidhur problemin, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndë. Ajo që do të doja nga të dyja palët të kuptojnë është kjo: keni ngritur taksat, e keni kthyer vëmendjen e publikut, por tani duhet të ecni përpara dhe të angazhoheni seriozisht në zgjidhjen e këtij problemi të vjetër – në mënyrë që Kosova të jetë e njohur dhe në mënyrë që të arrijmë deri tek zgjidhja paqësore. E kuptoj se është politikisht e vështirë për presidentin Vuçiq. Ai duhet t’u tregojë qytetarëve të Serbisë se edhe Kosova i ka bërë disa lëshime, ka deklaruar në mes tjerash senatori amerikan, Ron Xhonson.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …