leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: A e kemi mall deficitar vetëm edukimin medial?

Nuk ka asnjë dyshim, edukimi media është bërë imperativ i kohës, sigurisht jo vetëm për kombin tonë të pa konsoliduar në aspektin e mirëfilltë kombëtar. Gjithashtu nuk ka asnjë dyshim të vetëm se edhe si komb jemi sulmuar nga shumë drejtime armiqësore e keqdashëse, sulme këto që njerëzve tanë ua kanë minimizuar dashurinë për kombin e atdheun, për kulturën e traditën kombëtare, për dijen e arsimin e mirëfilltë, për edukatën e punën, për progresin e zhvillimin tonë. Por, athua na mungojnë vetëm edukimi medial e politik në shoqërinë tonë që luftën për karrige e bëjmë më karrige mbi kokat e njerëzve me të cilët duhet kërkuar e marrë pushtetin?! Që çdo debat më lehtë e zhvillojmë më sharje, me grushte e karrige, me shishe molotovi e mjete tjera të dhunës sesa me gjuhë e mjete të tjera pozitive që çojnë kah progresi e zhvillimi. Kjo është çështje që kërkon përgjigje e angazhim serioz nga secili njeri i angazhuar politikisht në fusha përkatëse të shoqërisë e sidomos të atyre që janë të angazhuar në jetën politike e publike në shoqërinë tonë.

Ky stagnim i përgjithshëm ka kohë që po troket në ndërgjegjen tonë, por ndërgjegjja e jonë me shumë halle të mëdha individualiste (për pushtet e pasuri, për ngritje pa meritore në çdo segment të jetës), po duket sheshazi se është më shumë sesa e përgjumur për t’i parë e ndal zhvillimet negative brendapërbrenda qenies sonë kombëtare dhe për t’i stimuluar zhvillimet pozitive që aq shumë i duhen shoqërisë sonë. E gjithë çështja është, sa jemi dhe a jemi të gatshëm për ndryshime pozitive? Kur as gjësë më të thjeshtë që ndodh në mesin tonë (siç është lufta me karrige) nuk lodhemi t’ia gjejmë shkakun apo arsyen e ndodhjes së saj. Mbase shkaku kryesor na qenka mungesa e edukimit medial ose ata të tjerët që po na duan të keqen e partisë sonë? Ky është shpjegimi më i keq i mundshëm i fenomenit më të thjeshtë dhe i cili nuk është i ri. Kur ketë më të thjeshtin problem nuk dimë e dom ta trajtojmë seriozisht, çka të themi për të tjerat që vërtetë janë të ndërlikuara? Problemi është: çka të presim nga ky soj i njerëzve kur vishen me pushtet sot apo nesër?

Jo, problemet shoqërore janë më të thella, ato duhet të kërkohen në gjenezën e tyre, në majat e të gjitha pushteteve të pa merituara, mbase edhe më larg se kaq.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë qytetarë të Kosovës nga diaspora të regjistruar për votim me postë në zgjedhjet lokale

Zyrtarët e shërbimit votues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë hyrë në javën e fundit …