leoni

Edhe Kosova i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes në Bjellorusi

FMN kërkon nga institucionet e Kosovës përshpejtim të reformave në arsim dhe skemat sociale

Autoritetet kosovare duhet të avancojnë me ristrukturimin e ndërmarrjeve publike dhe përshpejtim të reformave në arsim, ka thënë Setphanie Elbe, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas vizitës njëjavore në Kosovë. Ajo në përmbyllje të kësaj vizite ka thënë se duhen forcuar sundimi i ligjit dhe mjedisi i biznesit, si dhe të avancohet me reformat e vonuara të veteranëve të luftës së UÇK-së për të liruar hapësirën në buxhet për shpenzime që nxisin rritje. Eble ka shprehur shqetësimin për rritjen e çmimit të konsumit e cila, siç ka thënë, ka ndodhur si pasojë e taksës, duke ndikuar direkt në ekonomitë familjare. Eble ka shprehur shqetësim për politikat qeveritare që mund t’i rrisin shpenzimet aktuale dhe të pengojnë zhvillimin e sektorit privat dhe të dobësojnë klimën e investimeve. Sfida kryesore për ekonominë e Kosovës, sipas Eble, është rritja më e lartë e nxitur nga sektori privat dhe eksportet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …