Behxhet Pacolli: Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë, e përgëzoj Albin Kurtin për integritetin e tij politik

Ministri Pacolli thotë se Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket dhe agjenda e Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për anulimin e takimit të Parisit, që ishte paraparë të mbahet më 1 korrik. Ai, ka shkruar se BE-ja dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Pacolli ka thënë se me shtyrjen e këtij takimi vonohet edhe arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi. “Takimi i Parisit po shtyhet, me këtë vonohet edhe arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian. Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opcion real. Na vije keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …