Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Liderët e “mobilizuar” qytetarëve iu premtuan mollën e kuqe, ndërsa ua dhuruan anarkinë

Nacionalizmi i mobilizoi shqiptarët kudo, dhe ishte formula e vetme e mbijetesës dhe ekzistencës së tyre në trojet e veta. E gjithe ajo arritje kulminante e bashkëjetesës së përbashkët brenda kufijëve ekzistues dhe jasht tyre në diasporë, u zbehë dalëngadalë pas lirisë së premtuar të pas vitit 1999.

Multikulturalizmi i dhuruar i pasluftës ishte “culture shock” dhe dalëngadalë bëri impenjim të pazakontë të humbjes së vlerave tradicionale. Idealizmi si element kyç i luftës dhe i përballjes së përditshme kundër kolonizimit sërb, me largimin e dhunshem nga puna nga kolonizatorët serbë, edhe nga objektet shkollore etj., kishte mobilizuar shqiptarët të përmbysin kolonializimin, duke ndërtuar një sistem të solidaritetit të brendshëm, por paslufta të gjitha këto vlera kulturore i flaki si një fluskë sapuni me uzurpimet dhe plaçkitjet e pashembëllta, dëmtimin ambiental të natyrës, dhe u këthye si bumerang sot, duke rrezikuar edhe shtetin e “dhuruar” nga amerikanët.

Nuk e kuptoj këtë gjeneratë të “intelektualëve” me uniform të larme dhe  armë, të cilët u treguan llaskucë të mëdhenjë, të cilët shqiptarëve ua premtuan mollën e kuqe, ndërsa ua dhuruan anarkinë, duke ua shembur ardhmërinë shqiptarëve. Sa më herët që të hiqen nga qafa të tillët do të këtë shpresë, përndryshe do sharrojmë të gjithe në humnerë.

Opozita mendon se bisedimet janë të pakuptimta në formatin e tanishëm, ngase pozita nuk ka shumicën përfaqësuese shqiptare, por as numrin e mjaftueshëm të deputetëve të cilët dolën nga sistemi zgjedhor, përkundrazi u bë arnimi me deputetë të cilët trathtuan votuesit e tyre në momentet kyce të historisë, vetëm për të realizuar interesat e ngushta personale. Kjo mund të ndodhë vetëm me shqiptarët, të cilët nuk kanë kujtesë historike, ashtu si truri i pëshkut, nga sllogani bisedimet duhet të kushtëzohen, patjetër, së fundi janë hapur tema të ndieshme si asociacioni (ashtu u përfol nga mediat vendore), në anën tjetër qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë kurrëfarë masash adekuate.

Shumë nga “intelektualët” tanë mësyejnë të citojnë dijetarë perëndimorë, të cilët studimet e tyre i kanë mbështetur në të dhëna statistikore, por edhe në sjelljet e qytetarëve të cilët jetojnë në perëndim, që për nga cilësia e gjykimit dhe kulturës qytetare as që mund të krahasohet me shoqërinë shqiptare, pa traditë, vazhdimisht e kolonizuar nga të huajt, nga sistemet sunduese ku qytetarëve shqiptarë iu mungon emancipimi politik dhe kultura e komunikimit, derisa shoqëria shqiptare akoma nuk ka flakur zhvillimin shoqërorë tribal-të fiseve, të familjeve të mëdha nën një çati. Si mund të bëjmë pra krahasime të shoqërisë shqiptare me ato në perëndim, të cilat me shekuj kanë kultivuar debatin, testamentin dhe ligjin, apo kanë pasur liderë të mirëfilltë që kanë bërë ndryshime, ja vetëm një shembull për t’na u kthjellur kujtesa, kush qeverisë sot me vendin, a janë këta menaxher të dalluar, që kanë dhenë ndonjë rëzultat në karrierën e tyrë, jo!

Gabimi më i madhë i shumë intelektualëve shqiptarë është mu aty, te krahasimi, apo metodat krahasuese, me vendet me të cilat bëhet krahasimi. Nuk ka ndonjë dobi nga shfletimi i historisë për revolucionin borgjez-franqez, tash është kohë e globalizmit dhe teknologjisë së sofistikuar të internetit, atë e shfrytëzojnë, shumica e të rinjëve, edhepse nuk lëvizin, shohin se ç’po ngjet në botë. Ceshtja është paksa më delikate, sa janë të disiplinuar qytetarët t’i pranojnë vlerat perëndimore, të bazuara në kultin e punës, jo të individit, jo të politikanit, por në vetinciativen qytetare, atribut i qytetarisë.

Hashim Thaçi një “kryengritës” shqiptarë, ka jetuar në kurriz të shtetit zviceran si azilant, ai është intervistuar nga policia për të huaj “police für auslander”, dhe më vonë është promovuar si drejtor politik i luftës, nga grupi i tij, të cilët kanë jetuar në Zvicer dhe nuk kanë punuar asnjë ditë, kanë jetuar nga ndihmat e shtetit nikoqir. Menjëherë pas luftës u kualifikuan në pozita të larta shtetërore, vendet e para të tyre të punës, ishin ministër deri të rangu i kryeministrit; nuk kam gjë kundër, nëse votuesit i kanë promovuar në pozita aq të larta, por çështja është së ata përdorën metoda të rënda nënshtrimi, si kërcnimet, uzurpimin, plaçkitjet, deri të vrasjet, pse pra të shkohet aq larg te Revolucioni Borgjez-Francez, kur në Kosovë ndodhi kryengritja rurale kundër urbanizmit kulturor, dhe ata rrëmbyeshëm fituan pozitat qëverisëse, duke ngulfatur vlerat qytetare.

Nuk them që ishtë i dëmshëm ky process, në fillim, ngase u vu balansi qytet-fshat, por revolucioni më tepër fitoi përmasa të revolucionit seksual i viteve të 70-ta në perëndim, i munguar, sesa të atij për vendosjen e konturave të shtetit që mbështetet në vlerat qytetare. si ndodhi që kjo valë kaq e madhë e migrimit dhe të mos hartohet një plan aksional i masave për zbutjen e këtij procesi të dëmshem për shtetin, është kjo një katastrofë natyrore, njëjtë si vërshimi i ujit të dalur nga shtrati.

Çdo shtet në botë ndërmerr masa shtesë kur është në pyetje siguria e vendit, dhe dallimi i alarmit është shumë ngjyrësh, i verdhë, i portokallët i gjelbërt, i kuq, dhe varësisht nga ngjyra qeveria duhet të marrë vendime. Psh. çfarë rëndësie ka kur pas gjithë asaj vale të shprënguljes flasin krerët partiak të vendit edhe në vendet e boshatisuara nga emigrimi i heshtur, të flasin me qytetarët votues duke bërë gjimnastikë politike, në degët, nëndegët, rremat, pipat… të cilët i kanë emruar si të tyret… Aq më keq në sistemin që kritikohet më së shumti si monist, ka pasur këshilla qytetarësh, tubime qytetarësh nëpër bashkësi lokale, ka pasur plan operativ të punës, ka funksionuar mbrojtja civile dhe mbrojtja territoriale e Kosoves e transferuar si FSK në kushte paqe, pra ka pasur angazhim të tërë shoqërisë, ku janë evidentuar sjellje devijante në shoqëri, pastaj kanë funksionuar këshillat banesorë etj., të cilët kanë shkëmbyer informata me pushtetin komunal, sot është anarki e tejskajshmë, ato forma të organizmit edhepse konsiderohen të tejkaluara kanë funksionuar, njëjtë si në SHBA, vetëm zgjedhja e tyre bëhet përmës votës demokratike.

Në SHBA ata që duan të jenë të informuar, mund të kyqen në “sitet” e shtetit dhe të informohen për çdo gje, mund të marrish pjesë në debat të hapur përmes telefonit edhe në takimet e sekretarit të shtetit në zyrën ovale, po flas nga eksperienca ime, mund të japish propozime të ndryshme që pastaj nga grupe ekspertësh studjohen, edhe nëpër ekipet sportive janë shumë të fuqishme këshillat e prindërve, janë një institucion shumë i rëndësishëm përkrah trajnërëve, ata që janë me xhep më të thellë mbulojnë ata me xhep më të cekët, e kështu me radhë.

SHBA ka të zhvilluar sistemin e volunterizmit, ku 60 milionë qytetarë janë të kyqur në sistemin volunter për shpërndarjen e ndihmave solidare, duke mos lënë anash as institucionet fetare. Cili është funksioni i xhamive, i kishave nëse nuk është ndihma e qytetarëve, qytetarët nuk mund të joshen me jetën e embël në parajsë, por me mirëqenien dhe jetën e përditshme ekzistenciale. Dmth., në Kosovë përveq shtetit kanë dështuar edhe institucionet fetare, edhe shoqëria civile, çdo gjë është imitim, nuk ka ide, nuk ka projekte menaxheriale për sanimin e gjendjes, ku do të ndaheshin detyrat. As pozita as opozita nuk mund të sillet aq rehatshëm duke goditur njëra tjetrën, për një copë pushtet, pa dhënë ide për tejkalimin e gjendjes, edhe komunat duhet të mbulojnë pushtetin qendror, në rast të mosefikasitetit të thirrën të gjithe ata që dështojnë në përgjegjësi

Është keq që qeveria dhe mediat nuk i qasen më me humanizëm kësaj teme, është krijuar një gjendje paniku, dmth. bëhet rexhistrimi i situatës pa u hulumtuar shkaktarët, është diletantizëm i skajshëm dalja e kryeministri i vendit nëpër komunat të cilat i konsideron elektorat i partisë së tij, Cfarë të mire ka vendi nga ky vërshim i qytetarëve të ngjyrosuar partiakisht, duke u joshur me një jete më dinjitoze, pa u ndërmarrë një sëri masash për zgjidhje adekuatë konform gjendjes, e cila do të këtë pasoja edhe më të mëdha të brendshme në të gjitha fushat…

Mendoj së duhet të jemi më praktik, lufta në Kosove mobilizoje dhe vetëdijesojë shumë të rinj shqiptar, por edhe shumë shqiptarë “të fshehur” më origjinë shqiptarë të cilët filluan të mburren më përkatësinë kombëtare, duke befasuar botën për këthimin e tyre të shpejt, pas luftës, ajo që ndodhi nuk kishte ndodhur ndonjëherë në SHBA, shumica e atyre që kishin statusin e rregulluar u këthyen në atdhe, kjo tregonte edukimin dhe atdhedashurinë e atyre njërëzve, por çfarë ndodhi pastaj dhe tash së voni, fëmijtë e asaj gjenerate të pathyshmish, por edhe shumë të tjerë u thyen, athua pse? Dëmi që shkaktuan politikucët zyrtarë, të cilët as nuk vizitonin qytetarët në diasporë, duke mos i përfillur ata fare, edhe më keq një pjesë e tyre përfliteshin për vjedhje të kapitalit popullor, do të pamundësojë në t’ardhmën krijimin e fondit për zhvillim, që do të tubohej nga vullnetmirët nga diaspora. Dëmi nuk do të sanohet pa i gjykuar dhe dënuar keqbërsit, ndryshe nuk bënë! Ja psh., buxheti i Izraelit krijohet nga diaspora, ka ndodhur edhe atëherë kur u ndaluan fluturimet në Tel Aviv, shumë zyrtarë më origjinë hebreje fluturuan atje dukë marrë rrëzikun mbi vete, ky është nacionalizmi dhe idealizmi i tyrë, ajo ka domethënien e patriotizmit shtëtërorë, sa janë të gatshëm lidërët e shqiptarë të bëjnë sakrifica, kur ata vodhën dhe plaçkitën popullin. Çështja është o e duam shtetin, o se duam, dhe pa u larguar kjo kastë e hajnave vendorë, nuk do të ketë zhvillim dhe shteti do të lëkundet…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …