leoni

Vajza e heroit të Mehdi Morina, Arnisa diplomon në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School"

Vajza e heroit të kombit, Mehdi Morina, Arnisa diplomon në Universitetin e Kanadasë “Osgoode Hall Law School”

Arnisa Morina është vajza e Mehdi Morinës, një prej heronjve të luftës së Kosovës në vitin 1999, e cila u diplomua si avokate në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School”. Ajo ishte vetëm 3-vjeçare kur serbët i vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit të Malishevës dhe ky moment shërbeu për t’i bërë premtimin se një ditë do të bëhej avokate e të drejtave të kosovarëve ndaj çdo padrejtësie të kryer ndaj tyre. E kontaktuar nga ATSH, Morina thotë se realizoi premtimin e bërë, kur i ati dha jetën për Kosovën. “BABË, u kry, ashtu siç të premtova. Të don shumë vajza, Bija jote e vogël, avokatja. Nëse do të ishit këtu me mua sot, babi, unë do të kisha parë sytë tuaj të ndriçonin me krenari, sepse vajza jote e vogël u diplomua sot nga shkolla e drejtësisë dhe është bërë Avokate. Unë nuk u dorëzova asnjëherë babi, sepse në venat e mia rrjedh gjaku e heronjve të mi”, rrëfen ajo.

Vetëm disa ditë më parë, Konsullata e Kosovës në Toronto zhvilloi një aktivitet në kujtim të 20-vjetorit nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë në ambientet e Parlamentit të Ontarios në Queen’s Park, ku përveç Vasfije Krasniqi Goodman (viktimë e luftës dhe themeluese e “Justice for all”, deputetes kosovare Mimoza Kusari Lila, mbajti fjalën e saj edhe Arnisa Morina. Historia e Morinës është bërë e njohur gjithashtu edhe nga prestigjiozja “Dream Refugee” . Për komunitetin shqiptar Arnisa është një emër i njohur, sepse jep kontributin e saj për Albanian Excellence Society (ACE). Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko e ka vlerësuar si një nga profesionistet e reja shqiptare në Kanada.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …