Në Vlorë po mbahet takimi i CEFTA-së, Kosova përfaqësohet nga zëvendësministrja Krasniqi

Në mbledhjen e vendeve nënshkruese të CEFTA-së, që po mbahet në qytetin e Vlorës të Shqipërisë, Kosova është duke u përfaqësuar nga zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi.

Në takim para se të lexohej raporti i vendeve nënshkruese, Serbia ka kërkuar që vendet e CEFTA-së të kenë qëndrim për masën që e ka vendosur Kosova, por kjo është kundërshtuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa zëvendësministrja Krasniqi, ka thënë se kjo është çështje bilaterale në mes dy vendeve që nuk duhet të diskutohet në këtë takim.

Ajo ka përmendur arsyet se pse Kosova ka vendosur masë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, gjë e cila nuk iu ka pëlqyer përfaqësuesve të këtyre dy shteteve. Ndërsa takimi është duke vazhduar në mes vendeve nënshkruese të CEFTA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …