Thaçi kërkon nga kongresisti Engel që të angahohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës

Thaçi kërkon nga kongresisti Engel që të angahohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Ai ka shprehur kënaqësinë para kongresistit Engel dhe ambasadorit Kosnett për përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke e krahasuar momentin e 4 Korrikut 2019 me hapjen e Zyrës Amerikane në Kosovë në vitin 1996. Engel u shpreh se është i gëzuar që është përsëri në Kosovë, veçanërisht për të qenë pjesë e shënimit të 4 Korrikut me inaugurimin e ambasadës së re amerikane. Kongresisti, siç njofton presidenca, ka theksuar progresin e madh që Kosova ka bërë në vitet që nga pavarësia dhe ka shprehur shpresën e tij se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Thaçi ftoi atë që të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës deri në përmbylljen e plotë të stories së Kosovës, me konsolidimin e plotë ndërkombëtar të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …