leoni

Liderët e opozitës në Shqipëri sërish i kanë ftuar qyetarët shqiptarë që të protestojnë sot në Tiranë

Liderët e opozitës në Shqipëri sërish i kanë ftuar qyetarët shqiptarë që të protestojnë sot në Tiranë

Liderët e opozitës në Shqipëri Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ftuar qytetarët në një protestë masive në Tiranë e cila do të mbahet sot në orën 20:00. Ata kanë thënë se nuk do të ndërmarrin asnjë hap prapa deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PD-së betejën e opozitës e ka quajtur ‘përballje me qeverinë kriminale’. Edhe kryetarja e LSI-së, ka bërë thirrje për protestë. Kjo është protesta e dhjetë me radhë e opozitës. Ajo mbahet në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë formimin e një komisioni për të shqyrtuar nëse kryetari i vendit Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën ku me anë të një dekreti shtyu zgjedhjet lokale, nga i cili vendim do të varet edhe shkarkimi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …