leoni

Trump thotë se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit

“The Mail” boton kabllogramet që ambasadori britanik në SHBA i dërgon qeverisë së tij për kryetarin Trump

Gazeta britanike “The Mail” botoi të dielën kabllogramet që ambasadori britanik në SHBA i dërgon qeverisë së tij. Kim Darroch e përshkruan kryetarin amerikan Donald Trump si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”,  si një person që “rrezaton pasiguri” dhe që është “jokompetent”. Megjithatë, ambasadori i paralajmëron zyrtarët britanikë që të mos medojnë se Trump nuk ka shanse për rizgjedhje, duke thënë se ai ka përcaktuar një “rrugë të besueshme” për të siguruar katër vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta “The Mail” shkruan se ambasadori britanik paralajmëron se Trump mund të “dalë nga zjarri i paprekur, sikurse Arnold Schwarzeneggeri në skenat e filmit “The Terminator”. Ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar komentet e botuara në gazetë. Një zëdhënëse tha se ambasadorët pritet t’i “japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …