Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Lul-Lulashi

Lul Lulashi n’krye të partisë

turr e vrap pati nis

lumtrinë t’i sjellë Shqipërisë,

veçsa nuk bëri be,

që do të sjellë” Republikë të Re ” !

Vallë, kush mundi t’i bie mësysh

që iu nda partia në dysh ?!

Në rrugëtim nuk ngeli vetëm

kudo bashkë me mësuesin e vjetër.

Këshilla ditën, këshilla natën,

bashkë në rrugë e bashkë nën çadër,

por “mundimi ” i shkoi huq

se iu dogj buka në prush.

Rama gatoi me tharm të vjetër,

zor se pjek ndonjë bukë tjetër.

 

J.Z. , Dilbeek, më 4 korrik 2019

 

 

 

“HARTIMORE”?

 

Një kryetar komune

paska bërë shkollë të madhe,

bukur e fliska gjuhën letrare !?

Tek e kujton kohën e fëmijërisë

me fjalën ” hartimore ” rrëfimin qëndis.

Pas dy-tre muajsh, kur të bëhet doktor,

sërish do ta shohim në televizor,

me fjalët që s’i gjejmë, as në fjalor.

 

J.Z., më 6 korrik 2019

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …