Pacolli

Pacolli: Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian, po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme. “Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme. Ne po bëjmë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe ato të Beneluksit, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Serbia apo ndonjë palë tjetër nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinjë kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në rajonin tonë.  Ata duhet të shqetësohen për sjelljen e tyre për të shkatërruar bashkëpunimin rajonal dhe për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, e jo prej Kosovës dhe Shqipërisë qe janë shtyllat e frymes Euro-Atlantike në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …