Plakut, Abu Amxhad të Eufratit, rusët ia shfarosën krejt familjen, të cilën e varrosi vetë

Plakut, Abu Amxhad të Eufratit, rusët ia shfarosën krejt familjen, të cilën e varrosi vetë

Fle  tokë mbi ta, fli mbi këta shpirtra të pafajshëm…

( Një nga mijëra rrëfime të tmerrshme të luftës në Siri…)

 Duke recituar vargje këngësh popullore nga tradita, banorët e Eufratit vajtojnë  me dhembje më të dashurit e tyre.

Plaku,  Abu Amxhad fillon të rrëfejë se në Al Kurijah të provincës Dair al Zur, e cila ditën e shtunë ishte në shënjestër të sulmeve ajrore të Rusisë, janë vrarë mizorisht dhjetëra civilë, shumica syresh gra e fëmijë

Duke nxjerrë një ofshamë të thellë, me qëllim për të marrë pak forcë, Abu Amxhadi rrëfen: Në mëngjes kur u panë avionët, isha larg shtëpisë. Pastaj u dëgjua krisma e eksplodimit të parë. Në atë çast më lëshuan këmbët… të gjithë filluan të vrapojnë dhe unë doja ta ndaloja dikë e ta pyesja se ku goditën avionët, por të gjithë ishin të frikësuar e të habitur… pas pak dëgjuam edhe eksplodime të tjera të njëpasnjëshme. Ndërkohë erdhi automobili, i cili më dërgoi në vendin ku jetoj.  Shihja banorët duke vrapuar të tmerruar ndërsa vendin e kishte kapluar një shtresë e dendur e pluhurit. Asgjë nuk shihej… Pas pak fillova të dalloj pjesët e bëra copë-copë të bijve dhe nipave të mi, që ishin shpërndarë gjithandej. Ishte një pamje e pa përshkruar e tmerrit.

Njerëzia filluan të mbledhin copat e trupave të këputur e të shpërndarë ndërsa i dërgonin  në automobil ata që jepnin shenja jete.

Nuk kam arritur të bëj asgjë vetëm kam qëndruar si i ngujuar duke qarë nga tragjedia që më kishte kapluar. M’i kanë mbytur mizorisht bijtë dhe krejt familjet e tyre. Të gjithë tani janë nën këtë tokë.

Avionët rusë kanë bombarduar objektet e banimit, tregun, xhamitë. Eksplodimet ishin të tmerrshme të fuqishme dhe shkatërruese.

Për shkak të tragjedisë dhe numrit të madh të të vrarëve të rinjtë nga Al-Kurijah kanë filluar të hapin varrezën dhjetë metra të gjatë për t’i varrosur martirët e këtij bombardimi.

Plaku, Abu Amxhad ka  marrë pjesë në hapjen e varrezave. Me duar e veta ka lëshuar në dhe dy bijtë dhe nipat e tij, në vendin ku janë varrosur të vrarët e tjerë nga pasojat e bombardimit mbi banorët e  Al-Kurijahut, ku krahas dhjetëra të vrarëve shumë të tjerë kanë marrë edhe plagë të rënda. Kanë mbetur edhe shumë trupa të tjera nën rrënojat e ndërtesave të shembura e të shkatërruar nga bombardimet. Duke qenë se trupat janë copëtuar ka qenë e vështirë të identifikohen të gjithë të mbyturit… (Burimi: Al-Xhazira, përktheu A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …