Rexhep Selimi thotë se në kuadër të opozitarizmit Vetëvendosje-LDK, ka pasur edhe përplasje, varësisht nga temat

Rexhep Selimi: Në kuadër të opozitarizmit Vetëvendosje-LDK, ka pasur edhe përplasje, varësisht nga temat

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka sqaruar se përse partia e tij po dëshiron bashkëpunim me LDK-në, të cilën e patën sulmuar vazhdimisht gjatë qeverisjes Mustafa. “Në kuadër të opozitarizmit Vetëvendosje-LDK, ka pasur edhe përplasje, varësisht nga temat. Ne s’jemi përplasur me qeverisjen Mustafa pse ka qenë Mustafa, por për temat e asaj kohe. Dhe sot për temat e njëjta jemi të gatshëm të përplasemi edhe me Qeverinë Haradinaj. Ka pasur gaz lotsjellës edhe ndaj qeverisë Haradinaj, varësisht nga temat. Kemi qenë kundër të këqijave ndaj Kosovës. Ky është ai mozaiku ynë politik. Nuk mund ta bëjmë ndryshimin duke i ricikluar partitë në pushtet. Nuk mund të bashkëpunojmë më me AAK-në siç kemi bashkëpunuar kundër demarkacionit, sepse ata s’e kanë më atë qëndrim”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …