Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNj: Serbët e veriut të Kosovës edhe më tutje refuzojnë të paguajnë faturat për rrymë dhe shërbime tjera

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka rikujtuar se për më shumë se 17 vjet, qytetarët e Kosovës kanë paguar shpenzimet e energjisë elektrike për serbët e veriut. Ka rikujtuar edhe premtimin e Qeverisë se këta qytetarë, 93 % e të cilëve janë shqiptarë do të kompensohen, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. KMDLNj thotë se edhe tani, serbët refuzojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe kjo dëmton buxhetin e Kosovës për 12 milionë euro në vit. KMDLNj thekson se ligjet e Kosovës si dhe Kushtetuta e saj garantojnë barazi dhe trajtim jo diskriminues për të gjithë qytetarët e saj e që në rastin konkret diskriminimi është aq flagrant e që nuk ndodhë në asnjë vend të botës. Ky këshill u ka bërë thirrje  qytetarëve që të protestojnë për të kundërshtuar këtë diskriminim

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …