Sot protestohet ndaj mbytjes mizore të vogëlushit 10 vjeçar në Fushë Kosovë

Sot mbahet protesta e radhës në Fushë Kosovë kundër mbytjes mizore ditë më parë të vogëlushit 9 vjeçar. Protesta mbahet për ta shprehur indinjatën ndaj mos reagimet me kohë nga institucionet përgjegjëse ndaj dhunës që po ushtrohej kundër vogëlushit K.Veseli të komunitetit ashkali. Pjesëtar i këtij komunitetit, Gazmend Qyqalla, ka thënë se thënë se protesta është e drejtuar ndaj neglizhencës institucionale të policisë dhe gjyqësisë për rastin e dhunës që po ushtrohej prej kohësh nga vogëlushit, K.Veseli. “Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë” ka deklaruar aktivisti, Gazmend Qyqalla.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …