MIT dhe PK takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtoria e Trafikut Rrugor Qendror dhe njësitit nga Peja. Lekaj ftoi këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT-së, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë (Zahaq). Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT-së dhe Policisë, do të jenë në teren nga sot. Lekaj ritheksoi këmbëngulësinë e tij që të gjenden pranë qytetarëve me infrastrukturën e duhur, sa herë që kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …