Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Kryetari, Hashim Thaçi, beson fort në vlerat e luftës së UÇK-së, pavarësisht veprimeve të Gjykatës Speciale

Me rastin e ftesës së ka marrë kryeministri i Kosovës, Ramush  Haradinaj  për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi thotë se me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë UÇK-së si dhe ish-shefin e Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi. Thaçi thotë se lajmin e ka mësuar nga mediet po ashtu edhe vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Erespektoj vendimin e tij dhe  ju siguroj se do të veproj bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …