leoni

Grabovci e Beqiri kanë filluar të mbledhin nënshkrimet e deputetëve për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës

Shefat e Grupeve Parlamentare të koalicionit qeveritar PDK-LDK, Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, filluan  mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e pranishëm në sallë. Edhe pse ata zyrtarisht nuk kanë treguar se për çfarë arsye po mblidhen këto nënshkrime, tashmë dihet se nënshkrimet e 40 deputetëve por merren për thirrjen e seancës së re për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës. Seanca e radhës, ku pritet të hedhet në votim zgjedhja e kryetarit të Kosovës, do të mbahet të premten e kësaj jave. Në seancë nuk ndodhet asnjë nga deputetët nga radhët e opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …