Sqarim publik i Radios-Kosova e Lirë lidhur me shkrimin e Dr. Nazim Qehaja, botuar në “Opinione” më 1.8.2019

Sqarim publik i Radios-Kosova e Lirë lidhur me shkrimin e Dr. Nazim Qehaja, botuar në “Opinione” më 1.8.2019

Pranojmë me keqardhje se në vend të fotos së Nazim Qehajes, në shkrimin e tij lidhur me veshjen e pamoralshme të disa femrave shqiptare,  është postuar gabimisht fotoja e Florian Qehajes, të cilit i kërkojmë falje edhe me këtë rast. Ndërkohë është përmirësuar gabimi që ka qenë teknik.  Sa i përket përmbajtjes së shkrimit të Nazim Qehajës  ne jemi mbështetur në reagimin e disa OJQ-ve lidhur me shkrimin e tij, duke e interpretuar kontestin dhe përmbajtjen që pasqyron mendimin e dr. Nazim Qehajës. Radio-Kosova e Lirë, ka mbajtur dhe do të mbajë qëndrim kundër degradimit të vlerave njerëzore e kombëtare nga individë dhe klane të caktuara të profeterisë kriminale. Në këtë segment ne mbështetim të gjithë ata intelektualë, studiues, patologë, me të cilët na përputhen mendimet e qëndrimet, sidomos nëse ato drejtohen kundër pederastisë, lezbeizmit, heterogamisë kundër lakuriqësisë, pornografisë dhe shëmtimeve të tjera të shumta e të përditshme. Për këtë qëndrim nuk i japim llogari askujt, në emër të shprehjes në mendimit të lirë e të pavarur, në emër të njerëzisë e moralit njerëzor e kombëtar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …